Lajme

Petkoviç: Sveçla gënjen, Radoiçiç nuk është në spitalin e Beogradit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviq ka mohuar aludimet që vijnë nga Kosova se Millan Radoiçiq, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiq është shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd”, deklaroi Petkoviq.

Sipas tij, lajmi i përhapur nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është thjesht një gënjeshtër. Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka pas vetës mbështetjen e Bogradit zyrtar.

Ndërkohë, Sveçla më 26 Shator publikoi një video të incizuar me dron ku shfaqej Radoiçiqi i armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup njerëzish të veshur me uniforma ushtarake.