Policia Kufitare greke ka bërë me dije se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Për këtë arsye do të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla dhe jo mjetet e tonazhit të rëndë si komionë dhe autobusë.
“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor. Ju faleminderit!” thuhet në njoftim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo