LifeStyle

Pija “magjike” që ka bërë bujë në rrjet! Gratë duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu dukeshin më të freskëta dhe gjithashtu humbën disa kilogramë.

Përbërësit janë 2 portokaj të qëruar, 4 deri në 6 karota të vogla, xhenxhefil 3 cm të prerë në feta dhe 1/3 filxhan ujë. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh dhe më pas kullojini. Nëse nuk keni një makinë shtypjeje të ftohtë, mund ta kulloni përzierjen në një leckë të pastër pambuku. Konsumohet një herë në ditë dhe do të jetë ideale para se të flini.

E mira është ta konsumoni tri herë në javë, pastaj gradualisht rriteni konsumimin dhe brenda një muaji do të shihni një ndryshim në pamjen e lëkurës dhe trupit tuaj. Përse të gjithë po e quajnë ‘botoks në gotë’? Të gjithë këta përbërës janë të pasur me vitaminë C dhe nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili dihet se ndikon në bukurinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Është vërtetuar shkencërisht se vitamina C rrit sintezën e proteinës së kolagjenit, e cila shërben për rikthimin e lëkurës së dëmtuar. Kur shtojmë vitaminën C nga portokalli dhe xhenxhefilin dhe vitaminën B nga karotat, marrim një formulë që mund të ketë një efekt të madh në pamjen e përgjithshme të fytyrës sonë.

Vitamina C është produkti i parë kozmetik që duhet të aplikoni në lëkurën tuaj në mëngjes, por nuk është gjithmonë e lehtë të shfrytëzoni maksimalisht potencialin e saj. Shpesh shkakton dehidrim, çekuilibër dhe mund të mos rezultojë në shkëlqimin që premton. Kjo është arsyeja pse ekspertët, për të garantuar një transformim të padëmshëm të lëkurës, rekomandojnë një kombinim të pagabueshëm edhe për lëkurën e ndjeshme.