LifeStyle

Pini kafe në lukth të zbrazët? Duhet t’i bëni katër gjëra, para se ta shijoni pijen e preferuar

Ekspertët kanë zbuluar katër gjëra që duhet të bëni përpara se ta pini kafenë e mëngjesit që e konsideroni shumë të nevojshme.

Nutricionistja Gabi Newman, nga The Fast 800, ka thënë se shtyrja e marrjes së hershme të kafeinës, mund të rrisë nivelet e energjisë dhe ta përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ekspertja pohon se pirja e kafesë me lukthin bosh mund ta shtyjë trupin tuaj në një gjendje stresi të lartë. Më pas mund të lëshojë hormone, si adrenalina dhe kortizoli, të cilat mund të shkaktojnë një përgjigje të mbistimuluar.

Për fat të mirë, ekzistojnë pesë mënyra për të luftuar këtë gjendje:

Hidratimi

Njerëzit duhet të pinë shumë ujë para se të vendosin të pinë kafe, ndërsa shtimi i një limoni të shtrydhur mund ta ndihmojë tretjen.

Nutricientët

Një këshillë tjetër është të filloni ditën tuaj me një vakt të mbushur me fibra dhe proteina për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak.

Ushtrimet

Pavarësisht nga rreziqet, disa njerëz pinë kafe përpara se të shkojnë në palestër, sepse kjo mund ta bëjë ushtrimin më pak të vështirë. Megjithatë, ekspertët thonë se mund të shkaktojë ankth dhe t’ju bëjë të dridheni gjatë stërvitjes.

Njerëzit këshillohen që të merren me një lloj aktiviteti fizik përpara se të pinë kafe dhe ta bëjnë atë si një “trajtim pas palestrës”.

Drita e ditës

Ekspozimi ndaj dritës natyrale brenda orës së parë të zgjimit është një mënyrë e shkëlqyer për ta ruajtur ekuilibrin optimal të hormoneve.

Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit është një rregullator i shkëlqyeshëm i ritmit cirkadian dhe shkakton një çlirim të shëndetshëm të kortizolit në mëngjes për të mbështetur ritmin natyral të trupit.