Pishina e Gërmisë ka hapur zyrtarisht dyert për qytetarët dhe vizitorët këtë të diel, duke shënuar nisjen e sezonit veror.
Lajmi është konfirmuar nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë edhe fotografi nga hapësirat e pishinës.
“Dyert e Pishinës së Gërmisë janë hapur. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Pishina e Gërmisë mbetet e vetmja pishinë publike e këtij lloji në kryeqytet dhe çdo verë tërheq mijëra vizitorë.
