Lajme

Plagosen 4 shqiptarë në aksident në Kroaci, makina u përplas me kamionin

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në Kroaci. Një makinë nën drejtimin e një 22-vjeçari shqiptar është përplasur me një kamion.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 persona, midis tyre katër shqiptarë. Mediat kroate bëjnë me dije se të plagosurit janë drejtuesi shqiptar i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, katër pasagjerët që ndodheshin në mjet ( 3 shqiptarë dhe një shtetas nga Nepali) dhe shoferi i kamionit, me origjinë boshnjake.

Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Spitalore në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës, ku po marrin ndohmë mjekësore.
Autoritetet po punojnë për zbartdhjen e plotë të rretjanave të aksidentit.