Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të premte në Fushë-Arrëz. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu, Oltion Mardodaj, është plagosur me mjet prerës, thikë.
Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të Pukës, ndërkohë deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, apo personi i cili ka plagosur 19-vjeçarin.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, sakaq në vijim priten më tepër detaje si dhe një reagim zyrtar nga autoritetet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo