Lajme

Plagosi dy vëllezërit në Tiranë, policia arreston Lushnjarin (emrat)

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 35 vjeçar pasi plagosi me mjet prerës dy vëllezër në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.

Gert Latifi nga Lushnja goditi Rrest dhe Viliardo Abazaj, përkatësisht 26 dhe 31 vjeç. Shërbimet e Komisariatit Nr.6 në Tiranë u vunë në ndjekje të Latifit dhe në bashkëpunim me Komisariatin e e Policisë në Lushnje u bë e mundur arrestimi i autorit të plagosjes në një hotel në Lushnje.

Aty 35 vjeçari u gjend së bashku me një 17 vjeçar, i cili u procedua penalisht. Gjatë kontrollit fizik u gjetën 1150 euro, një sasi e dyshuar lende narkotike kokainë dhe mjeti prerës me të cilën dyshohet se ka plagosur vëllezërit.