Lajme

Plagosi fqinji për vendosjen e pengesave në rrugë, vetëdorëzohet 31-vjeçari në Tiranë

Amarildo Kamberi, 31 vjeçari i cili mbrëmjen e së shtunës qëlloi me armë fqinjin e tij, Xhevahir Kolaveri, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, 31-vjeçari ka vendosur që të përfundojë arratinë duke u vetëdorëzuar para efektivëve të policisë. Blutë e kryeqytetit i sekuestruan të riut armën e zjarrit e cila dyshohet se u përdoror gjatë ngjarjes si dhe sasi municioni luftarak.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35 në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, ku Amarildo Kamberi pas një debati me fqinjin e tij, Xhevahir Kolaverin, e qëlloi këtë të fundit me armë.

Zanafilla e sherrit mes dy fqinjve ka qenë vendosja e pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve. Fillimisht dy shtetasit Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit po debatonin me njëri-tjetrin, ndërkohë më pas konflikti agravoi deri në përdorimin e armës. Ka qenë Kamberi ai i cili ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Kolaverit.

Pamje nga vendi i ngjarjes © Credits https://www.balkanweb.com/
Pamje nga vendi i ngjarjes © Credits https://www.balkanweb.com/

Fatmirësisht plumbi e kapi në këmbë. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa Kamberi u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo