Lajme

Plagosi me thikë 55-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori

efundit

Policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Armando Shtini, autorin e plagosjes së 55-vjeçarit Ilir Kazazi në Kavajë.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune, rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Sipas policisë, Ilir Kazazi gjatë një konflikti për motive të dobëta me Armando Shtinin, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arrestimi i Shtinit u bë pas 8 orësh.  Sipas policisë, Shtini plagosi Kazazin pas një konflikti për motive të dobëta.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo