Lajme

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, kapet 16-vjeçari në Fier

Policia  e Fierit ka arritur që të kapë autorin i cili mbrëmjen e sotme plagosi me thikë një 16-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se pas dy orësh kërkime 16-vjeçari është kapur dhe është shoqëruar në Komisariatin e Fierit.

“16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19:20 në vendin e quajtur “Zogu i Zi”. Adoleshenti plagosi me thikë 16 vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Teksa policia u vu në ndjekje të tij, i mituri i plagosur u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

LEXO EDHE: Plagoset me thikë 16-vjeçari në Fier