Kuriozitete

Plaka sfidon zjarrfikësit në Spanjë: Hidhte bishta cigaresh drejt zjarrit që sapo ishte shuar

Zjarrfikësit u detyruan të kërkonin ndihmën e policisë pasi një e moshuar vazhdonte të hidhte bishta cigaresh drejt një lokali që po digjej, një zjarr që, ironikisht, ishte shkaktuar pikërisht nga grumbullimi i bishtave të cigareve.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në një bar të njohur në qytetin La Coruna të Spanjës. Shërbimet emergjente u njoftuan pasi tabela e lokalit mori flakë, shkruan Mirror

Hetimet paraprake treguan se zjarri kishte nisur nga një grumbull bishtash cigaresh të hedhur pranë tabelës. Disa prej tyre ishin ndezur sërish, duke bërë që flakët të përhapeshin dhe të rrezikonin ndërtesën.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën ta vinin situatën nën kontroll. Por pasi shuan zjarrin, ata mbetën të habitur kur panë një grua të moshuar që po nxirrte dorën nga dritarja e një banese aty pranë dhe po hidhte sërish bishta cigaresh drejt së njëjtës tabelë që sapo ishte bërë e sigurt.

Sipas raportimeve, punonjësit e emergjencës e paralajmëruan gruan të ndalonte, por ajo vazhdoi me të njëjtin veprim. Për këtë arsye, zjarrfikësit kërkuan ndihmën e policëve që ndodheshin tashmë në vendngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia arriti ta identifikonte gruan, megjithëse nuk është bërë e ditur nëse ndaj saj është ndërmarrë ndonjë masë ligjore.

Ky nuk është rasti i parë kur pakujdesia e duhanpirësve në lidhje me sigurinë nga zjarri bëhet lajm. Vitin e kaluar, një burrë shkaktoi një incident të rëndë në një pikë karburanti pasi ndezi një cigare në zonën e furnizimit me karburant, duke vënë në rrezik të madh sigurinë e vendit, transmeton Klankosova.tv.

Të Ngjashme