Kuriozitete

Moti/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Ditën e sotme (12 nëntor) vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU-së, reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s.

Valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Të Ngjashme