Modelja Françeska Murati tërhoqi jo pak vëmendjen ditën e djeshme me veshjen e saj, vlera totale e së cilës e kalonte çekun e çmimit tëmadh.
Teksa po parakalonte në tapetin e kuq, Françeska është intervistuar nga gazetarët, ku nuk munguan as pyetjet pikante.
“Ke ndërmend të nisësh ndonjë fëmijë në Shqipëri?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles e cila tregoi se së shpejti do të kurorëzojë me një dasmë dashurinë e saj me partnerin, ndërsa më pas do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.
“Po pse jo kemi në plan të bëjmë një dasmë së shpejti dhe pastaj një bebe tjetër”-tha modelja.
Françeska dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, Charli.
ks