ShowBizzz

Plane për fëmijë të dytë? Përgjigjet Sara Hoxha!

Blogerja e njohur Sara Hoxha ka qenë e ftuara e parë në edicionin e ri të Piter Pan, ku u është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të piterpanistëve të vegjël.

Një prej tyre Jordan, e pyeti Jordan nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë, “O Sara mami im është me bebe, po ti a do ia bësh një vëlla ose një motër Poem Blu? Po apo jo? Kthe përgjigje”.

Plane për fëmijë të dytë? Përgjigjet Sara Hoxha!

“Dëshira është shumë e madhe, që t’i bëj Poit një motër ose një vëlla… po patjetër që po, unë kam qejf që Poi të ketë një motër ose vëlla”, tha blogerja, teksa shtoi se momentin se kur do të ndodhi kjo nuk e di.

Një tjetër pyetje që ju bë blogeres ishte në lidhje me dasmën, për të cilën ajo tha se i pëlqejnë dasmat, por kur është e ftuar. “Unë nuk jam  martuar akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë që…”.



bal