Lajme

Plani i Kushnerit për Hotelin në Serbi, Donald Trump donte të ndërtonte që para 10 vitesh, mediat zbulojnë projektin

Plani i Jared Kushner dhe partnerëve të tij të biznesit për të rizhvilluar një lokacion në kryeqytetin serb Beograd, përputhet me interesat e Donald Trump 10 vite më parë në arritjen e një marrëveshjeje për këtë godinë dhe një propozim i ngjashëm ishte shtyre edhe gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga një ndihmës i lartë që tani punon me Kushnerin, tregohet në një nga të dhënat e projektit.

Marrëveshja në tentativë ndërmjet skuadrës së Kushnerit dhe qeverisë së Serbisë do ti japë firmës investuese të Kushnerit një kontratë shfrytëzimi për 99 vjet, pa asnjë detyrim financiar, dhe të drejtën e ndërtimit të një hoteli luksi dhe apartamentesh dhe një muze në atë site, të ish zyrave qëndrore të Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave, që u bombardua nga NATO në 1999. Një draft të kësaj marrëveshjeje e ka edhe Neë York Times, dhënë nga një zyrtar serb.

Në 2013, dy vite pasi filloi të konkurronte për president, zoti Trump, që është edhe vjehrri i Kushnerit, i tha një zyrtari të lartë të qeverisë së Serbisë se ai donte të ndërtonte një hotel luksi në këtë vendndodhje. Bashkëpunëtore të Organizatës Trump, udhëtuan në Beograd për të inspektuar vendndodhjen. Projekti nuk u realizua para marrjes së detyrës së presidentit nga Trump në 2016, kur ai i betua se nuk do të realizonte asnjë marrveshje të re me të huaj.

TS Poll - Loading poll ...

Por zhvillimi i kësaj godine tërhoqi interesin nga rrethi i ngushtë i Trump. Richard Grenell të cilin Trump e caktoi si të dërguarin special në Ballkan, shtyu më tej një plan të përarfërt gjatë administratës Trump që Serbia dhe SHBA do të bashkonin forcat për të rindërtuar sitin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai argumentoi në favor të përdorimit të investimeve amerikane për transformimin e kësaj godine në Beograd kur ai ishte ende duke shërbyer në kapacitetin e tij si zyrtar dhe si një diplomat amerikan në 2020, sipas transkripteve dhe regjistrimeve e shënimeve të bëra gjatë disa konferencave për shtyp të qeverisë.

Zoti Kushner tha në një intervistë të shtunën që kaloi se asnjëherë nuk e kishte diskutuar projektin e beogradit me zotin Trump dhe nuk ishte në dijeni të interesave të vjehrrit të tij për të zhvilluar këtë godinë.

“Nuk e kisha idenë se vjehrri kishte interesa në atë rajon dhe dyshoj se ai ka ndonjë dijeni të kësaj marrëveshjeje që ne po punojmë” tha zoti Kushner.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo