Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.
Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë.
Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.
Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.
View this post on Instagram
lokimagazine