Një përleshje me grushta, shkelma dhe flakadanë është regjistruar këtë paradite jashtë stadiumit “Air Albania” në Tiranë.
Në videon e siguruar nga Shekulli duken një grup të rinjsh që përleshen mes tyre, si edhe hedhja e flakadanëve në drejtim të njëri-tjetrit.
Gjithashtu, policia shihet që mbërrin dhe vendoset në ndjekje të protagonistëve të përleshjes, ndërsa ende nuk kemi një informacion zyrtar na ana e Bluve të kryeqytetit.
Dyshimet lidhen me një përleshje mes grupeve Fanatics dhe Guerrils, pak orë para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, duel që merr jetë sot në orën 18:30 në “Air Albania”.
