ShowBizzz

Plas keq mes opinionistëve në BBV! Ori-Arbrit: Je bërë si plakat e këqija

Debatet nuk kanë qenë vetëm nga ana e banorëve gjatë këtij Prime në ‘BBV’, por edhe tek opinionistët.

Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj debatuan, e shkak u duk se u bë pëlqimi i Orit për Heidin.

Debati mes tyre:

Arbri: Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin, mirë do ishte.

Ori: Unë kam mendim ndryshe.

Arbri: Nuk ke parë asnjë gabim te ajo?

Ori: Arbër, çfarë problemi ke? Unë mendoj çfarë të dua, nuk jam aty brenda.

Arbri: Dhe unë mund të them cfarë të dua.

Ori: A çfarë mendon, që unë kam qef Heidin? Dhe unë mendoj se ti ke Meritonin

Arbri: A po, e kam zemër, e kam shumë xhan, nuk e mohoj

Ori: Unë nuk e njoh Heidin.

Arbri: As unë Meritonin

Ori: Jo ti e njeh Meritonin

Arbri: Jo unë nuk e njoh

Ori: Meritoni, minimalisht jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi jeton në Itali

Arbri: Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar nuse

Ori: Unë e di që je batutaxhi, se njihesh, po unë nuk jam

Arbri: Ça të të them unë, mund të mësohesh, ke premisa

Ori: Jo bejtjet i qan ti, nuk të konkuroj dot

Arbri: Faleminderit shumë, je munduar se ke bërë disa TikTok

Ori: Ua sa i vëmendshëm që je, si plakat e kqija.

Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë?