Marredhenia duket eshte ashpersuar ne nje pike kritike mes djemve te princeshes se ndjere, Diana. Urdhi i fundit i princit William eshte : «Ndalim absolut», «përjashtim absolut» për pjesëmarrjen e Princ Harry dhe Meghan Markle në ngjarjet mbretërore, nje pergjigje kjo ndaj “tradhtive” të përsëritura të Sussexëve ndaj Kurorës.
Lajmi vjen nga ‘Daily Beast’ për të cilin një burim nga Pallati Mbretëror do të kishte zbuluar qëllimet e Princit William, i cili duket se po e ndjek hapat e gjyshit të tij, Princit Philip, i cili është konsideruar gjithmonë si kujdestari jozyrtar i rasteve mbretërore. Dhe kështu tani William po përpiqet të ndalojë zyrtarisht Harry dhe Meghan Markle në eventet mbretërore.
Marrëdhëniet mes të dyve filluan të shemben kur Duka i Sussex u martua me Meghan Markle në vitin 2018 dhe u përkeqësua kur të dy u larguan nga detyrat mbretërore, duke u zhvendosur në Kaliforni në vitin 2020. Kësaj i shtohet, padyshim, publikimi i autobiografisë së Harryt, ‘Spare’, që përmban shumë pretendime të forta për monarkinë, duke përfshirë akuzat e rënda ndaj Kate Middleton. Për të shmangur rrjedhjet e mëtejshme ose zbulimet e bisedave private, William ka vendosur të përjashtojë plotësisht Sussexët nga ngjarjet e ardhshme mbretërore. Ndryshe ishte qëndrimi i mbretit Charles ndaj djalit të tij të vogël, pasi ai kishte ftuar Harry-n dhe Meghan-in në disa evente publike, edhe pas publikimit të ‘Spare’, siç ishte kurorëzimi i vitit të kaluar. Mbreti Charles ishte gjithashtu dashamirës dhe i keqardhur për ankesat e Meghan për keqtrajtimin që i është bërë gjatë kohës së saj të shkurtër si pjesë e Familjes Mbretërore. Dhe, përveç kësaj, duket se Mbreti po ushtron presion edhe ndaj djalit të tij më të vogël dhe nuses për të kaluar kohë me nipin dhe mbesën e tij, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, të cilët aktualisht i sheh përmes video-telefonatave.
bal