Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari do të kurorëzojnë sot në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare, në atë që është përshkruar si “dasma e vitit”.
Mes njerëzve të dashur, çifti ka organizuar një festë madhështore në ambientet e “Sheraton”.
Por, a do të ishte e pranishme Arbana Osmani në këtë ditë të rëndësishme për Lorin duke marrë parasysh dhe miqësinë prej vitesh të dy vajzave?
Nga sa është parë nga videot në “Instagram”, Arbana dhe Eduarti nuk do të jenë të pranishëm.
Kjo pasi ata kanë udhëtuar drejt Anglisë së bashku me fëmijët e tyre. Në ditëlindjen e vogëlushit të tyre, Diellit, Edi dhe Arbana kanë vendosur të “arratisen” nga Shqipëria.
lokimagazine