Roza Lati ishte një nga konkurrentet e cila u bë sonte pjesë e Big Brother VIP. Moderatorja mori vëmendjen e publikut, por edhe të nënës së saj, Rita Lati. Aktorja e njohur nuk ishte në dijeni se e bija do të ishte pjesë e këtij reality show. Roza kishte vendosur mos t’i tregonte.
Për këtë Top Channel me moderator Ledion Liçon, i bëri një surprizë Ritës teksa ishte darkuar në një nga restorantet e Tiranës. Në bisedën mes Liços dhe Latit, kjo e fundit u emocionua dhe u përlot kur mësoi se e bija e saj do të ishte pjesë e këtij formati televiziv, tashmë kaq të dashur për shqiptarët.
Rita: Është në Itali Roza, apo po më mashtroni mua, o i bukri dheut, suksese, jam gëzuar shumë që je pikërisht ti aty. Ma hoqën trurin Ledion, e ke me Ritën, apo Rozën. Nuk e përballoj Rozën aty, arrin në një nivel poshtërimi. Më qetëso pak se s’jam mirë.
Ledioni: Qetësohu se asgjë e gabuar nuk do të ndodhë.
Rita: Mos më shikojnë njerëzit, apo është kamera e fshehtë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo