Lajme

Po dilte me makinë nga banesa, 23-vjeçari në Shijak përplas për vdekje fqinjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Shijakut. Sipas asaj që policia bën me dije rreth orës 08:40, 23-vjeçari me ininciale K.K, ka aksidentuar këmbësoren 76-vjeçare.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes shtetësja M.K ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur teksa 23-vjeçari teksa ishte duke dalë nga banesa e tij ka përplasur në rrugë këmbësoren.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo