Në këtë periudhë të vitit, patëllxhanët janë të të gjithë formave dhe masave, me bollëk në tregjet e fshatarëve ndaj duket se mundësitë e gatimit janë të pafund.
Nëse ndokush u ka thënë se nuk i pëlqen patëllxhanët, mbase për shkak të këtyre gabimeve që bëhen zakonisht, të cilwt mund të shmangen dhe të shijoni një ushqim të butë dhe mjaft të këndshëm.
Ja disa prej tyre:
1.Nuk po u hidhni yndyrë sa duhet
Tuli i patëllxhanit është si një sfungjer, thith menjëherë çdo lëng që e prek. Spërkatini me një lugë gjelle vaj ulliri kubet apo fetat e patëllxhanit para se t’i piqni dhe do ta shihni se si përthithet menjëherë. Duhet të jeni pak më bujarë që të ketë yndyrë mjaftueshëm që patëllxhanët të gatuhen siç duhet.
2. Po e gatuani me shumë yndyrë
Meqë e këshilluam, ju nuk do të doni të kaloni në anën tjetër të historisë. Meqenëse tuli është si sfungjer, mbiyndyrosja do t’ju japë një ushqim super të yndyrshëm. Kjo sidomos në rastin e skuqjes.
Këshillë: Mos kini frikë kur shihni që patëllxhanët e thithin menjëherë vajin që i hidhni dhe të shtoni dhe më shumë. Besojini vetes dhe mateni mirë yndyrën që hidhni që në fillim.
Për të mos thithur më shumë vaj gjatë skuqjes, shihni teknikat që ju kemi sugjeruar në artikujt e tjerë të shije.al.
3. E qëroni gjithmonë para gatimit – Nëse është një patëllxhan ekstra i madh, mund të jetë pak i vjetër dhe ka lëkurë të fortë, ndaj është ide e mirë ta qëroni. Por ata më të vegjlit kanë lëkurë të hollë dhe të butë dhe shumë të përshtatshme për ta gatuar.
4. E mbimbushni tiganin – Patëllxhanët më të mirë janë të karamelizuar jashtë dhe të butë brenda. Kjo arrihet duke u dhënë pak hapësirë në enën ku do t’i gatuani.
5. E mbushni plot me salcë apo djathra – Është kaq tunduese t’u hidhni sipër salcë domatesh apo djathë, por përpiquni ta mbani dorën sa herë të mundeni. Pse? Sepse patëllxhanët shijojnë shumë dhe pa praninën e ndonjë përbërësi tjetër.