Sa herë që Fisnik Sylës nuk i ‘ecin mirë punët’ apo largohet nga qendra e vëmendjes, bën ndonjë story në Instagram dhe ‘rrëmben skenën’ mediatike.
Para pak minutash, ish bashkëshorti i Fjolla Morinës, i cili betohej për dashuri të përjetshme ndaj këngëtares, por pastaj e la, lajmëron për një konferencë virtuale shtypi, sepse ka diçka shumë të rëndësishme për të thënë. Por për këtë i duhet korrektesa e medias dhe jo të spekulohet me fjalët që do të thotë:
“Ju media të respektuara, sonte rreth orës 20:00 do të bëj një prononcim në rrjetet e mia sociale, ku do të shpreh një opinionin tim dhe shpresoj që të publikohet pa asnjë ndërhyrje.
Sepse, fatkeqësisht deri më tani, shumë deklarata të miat janë shkurtuar dhe u ka humbur kuptimi i asaj që kam dashur të them, pastaj u është dhënë hapësirë të tjerëve që të manipulojnë…Unë gjithmonë jam për respektimin e rendit dhe ligjit, por tradhtinë, pabesinë dhe sulmin dinak pas shpine nuk e fal asnjë herë dhe me asnjë çmim. I juaji, Fisnik Syla.”, përfundon postimi.