Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Seksklou – Volos në Greqi. Sipas mediave greke mësohet se si pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 18:00, ku i riu shqiptar, i identifikuar si Serxho Sula është përplasur teksa po udhëtonte me motorin e tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Motori me të cilin i riu po udhëtonte dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ka goditur bordurat anësore dhe fatkeqësisht 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas asaj që po thuhet në mediat vendase 26-vjeçari po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.
I riu shqiptar, i cili jetonte në Nea Jonia Volos kishte një dobësi të veçantë për motorët dhe thuhet se ishte i “çmendur” pas shpejtësisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo