ShowBizzz

“Po më dilte zemra vendit” – Ilnisa flet për takimin emocionues me Meritonin në Big Brother

Ilnisa Agolli ka pak javë që është larguar nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, teksa ka folur për periudhën brenda dhe për marrëdhënien me Meriton Mjekiqin.

E njëjta ka folur edhe për takimin e tyre emocionues në Big Brother, ku thekson se po i dilte zemra nga vendi.

“Isha shumë e emocionuar, unë u murosa. Njeriut dhe i ndodhka të përmbahet. Kur më tha çfarë ke je e mërzitur, vëre kokën te unë, aty u lëshova”, u shpreh ajo.

Biondja tutje shtoi: “Po më dilte zemra vendit, prandaj më tha pse je kaq e emocionuar, ishte si një film. Ishin emocione të vërteta, më erdhi rrahja e tij në vesh. Lidhja ime u keqkuptua në fillim, por u kuptua në fund. I përulem publikut”.

Gazetarja u paragjykua për lidhjen me prezantuesin nga Kosova për shkak të diferencës në moshë.

E njëjta duhet theksuar se është rreth shtatë – tetë vite më e vjetër se ai.