Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Durrësit, në lagjen nr.11, ku një makinë ka përplasur një efektiv të policisë Rrugore.
Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një efektiv të Policisë Rrugore, i cili ka qenë duke menaxhuar trafikun. Nga përplasja efektivi është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo