ShowBizzz

Po ndodh!! Luiz Ejlli jep njoftimin e papritur

Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i folur në showbizin tonë. Ai u bë më i njohur për publikun pas një super eksperincë në reality show-n e njohur, “Big Brother VIP”.

Këngëtari u shpall fituesi i edicionit të dytë, ku përpos çmimit të madh prej 100 mijë eurove, ai fitoi edhe 615 mijë ndjekës në llogarinë e Instagram-it.

Pikerisht në këtë të fundit, Luizi ka dhënë sot një lajmërim te papritur në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto ku shihet krah reperit Don Xhoni dhe e ka shoqëruar me shkrimin, “ndalohen pyetjet”—teksa ka etiketuar edhe reperin.

Kështu Luizi ka lënë të kuptohet se së shpejti do të kemi gati një bashkëpunim mes tij dhe Don Xhonit.

 



lokimagazine

Të Ngjashme