Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas të shtënave me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, ku të pranishëm ishin presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Përmes një postimi në platformën X, Hamza ka shprehur shqetësimin për ngjarjen, duke theksuar se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj akteve të dhunshme që synojnë institucionet demokratike apo shtypin e lirë.
Hamza ka bërë thirrje për qëndrim të vendosur kundër dhunës, duke e cilësuar mbrojtjen e institucioneve dhe mediave si thelbësore për funksionimin e demokracisë.
“Jemi të shqetësuar nga ngjarjen në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk duhet të ketë aspak tolerancë për sulme të dhunshme ndaj institucioneve demokratike apo shtypit të lirë. Të paktën, është qetësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të padëmtuar”, ka shkruar Hamza.
