ShowBizzz

Po ndodh/ VIP-at shqiptarë në protestë, kërkojnë lirimin e Joz Markut (Foto)

Pas ndalimit të Jozefin Markut nga Policia e Tiranës, në rrjetet sociale ka nisur një valë reagimesh nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët kanë dalë publikisht në mbështetje të këngëtarit dhe disa prej tyre kanë kërkuar lirimin e tij.

Marku është ndaluar nën dyshimin për pesë vepra penale lidhur me ngjarjen me Edi Kuçin pranë mbikalimit të Rinasit.

Mes reagimeve është ai i G-Banit, i cili ka publikuar një fotografi krah Jozit dhe ka shkruar: “Rrespekti për familje, për nder dhe për Shqipni, asht ma i fort nga çdo burg dhe çdo qeli…”, duke shprehur kështu hapur mbështetjen për mikun e tij.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Seldi Qalliu. Në një postim të shpërndarë në rrjet ai shkruan: “Free @joz_marku. S’ka bo asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja live para të gjithëve”.

Mbështetje ka ardhur edhe nga Valbona Mhilli, e cila ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet me Jozin dhe e ka shoqëruar me mesazhin: “Me ty vllai im!”.

Listës i është bashkuar edhe Hatixhe Brika, e njohur si Hati. Ajo ka risjellë një video të vjetër nga ditëlindja e saj, ku Jozi performonte ndërsa ajo kërcente, duke shkruar: “I bashkohemi trendit”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/09/VID_20260906_002041_677.mp4
Kështu, vetëm pak orë pas ndalimit të tij, mbështetja për Jozin po merr përmasa më të mëdha në rrjet, me miq dhe personazhe publikë që po pozicionohen në krah të tij.

Të Ngjashme