ShowBizzz

Po përdor bashkëshorten; Kanye West ka një përgjigje për të gjithë kritikuesit!

Kanye West ka publikuar së fundmi 3 herë një video të bashkëshortes së tij Bianca Censori, me veshje transparente. Pasi u përball me kritika e komente të ndryshme, ai ka vendosur të reagojë, duke theksuar, “Doja t’ju thosha që e postova videon me gruan time tre herë me qëllim. Ajo që po them është: E publikova albumin dhe njerëzit janë ende duke komentuar: ‘Pse e poston gruan?’, duke iu referuar albumit të ri “Vultures”, në bashkëpunim me Ty Dolla $ign.

Ajo më bën të lumtur. Ja pse dhe ju jeni të lumtur me muzikën time, sepse unë jam i lumtur. Kuptuat? Ndaj mos thoni më asgjë negative. Nëse nuk ju pëlqen llogaria dhe postimet e mia, ikni q*huni! Seriozisht, më lini – lëreni mbretin – rehat! Nuk më intereson. Do e postoj gruan time sa herë të dua”.

Po përdor bashkëshorten; Kanye West ka një përgjigje

Reperi të gjitha këto i tha në një video dhe mes të tjerave, shkroi në mbishkrimin e saj: “Ca njerëz nuk duan që ti të jesh i lumtur”. Kanye u martua me Bianca Censori në dhjetor 2022 dhe shpeshherë publikon foto të ndryshme të saj, në të cilat ajo shfaqet e veshur me veshje të ngushta, që mbulojnë zonat intime.

Ndërkohë që Bianca vesh kombinimet që Kanye i sugjeron, miqtë e saj, sipas Daily Mail, janë të shqetësuar dhe mendojnë se reperi po e kontrollon atë.



bal