Horoskopi

Po përfundon Mërkuri retrograd, periudha që astrologët e lidhin me keqkuptime dhe vonesa

Pas gati një muaji, Merkuri retrograd po i afrohet fundit. Sipas astrologëve, kjo periudhë, e cila nisi më 29 qershor, përfundon më 23 korrik dhe konsiderohet si një fazë që lidhet me keqkuptime në komunikim, vonesa në udhëtime, probleme teknike dhe rikthimin e situatave apo personave nga e kaluara.

Në ditët e fundit, tema është bërë virale edhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues po e lidhin fundin e Merkurit retrograd me një periudhë më të qetë dhe më të favorshme për të marrë vendime apo për të nisur projekte të reja.

Megjithatë, nga pikëpamja shkencore, Merkuri retrograd është vetëm një fenomen optik, ku planeti duket sikur lëviz mbrapsht në qiell për shkak të pozicionit relativ të Tokës dhe Merkurit. Nuk ka prova shkencore që ky fenomen ndikon në jetën apo sjelljen e njerëzve.

Të Ngjashme