Shakira, një ndër këngëtaret më të njohura në botë ka bërë një postim në Instagram në të cilin ka shprehur mbështetjen për të drejtat e komunitetit të LGBT+.
“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një muaj të mrekullueshëm të Krenarisë! Gjithmonë mbështes barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”, -shkruante ajo në postimin e saj.
Kjo shprehje e saj që u tha kaq hapur nuk u prit mirë nga ndjekësit të cilët nuk nguruan ta shprehnin pakënaqësinë e tyre në koment poshtë postimit të saj.
“Me këto komente nuk më habit pse Amerika Latine është ashtu siç është’, ‘Zoti im, çfarë po ndodh me botën’, ‘Përkrah degradimin e njerëzimit’, ‘Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”– këto ishin pak nga komentet e shumta që u panë në postimin e këngëtares.
Të paktë ishin fansat që e mbështeten pikëpamjen e saj kundrejt kësaj teme kaq të rëndësishme.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Shakira është një artiste që mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj dhe e shpreh këtë në mënyrën e saj të vazhdueshme.
lokimagazine