Lumbardh Salihu është një nga banorët më të komentuar të sezonit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Që në nisje të saj ai arriti të krijojë pëlqim te publiku, duke krijuar më pas edhe një lidhje me Kader Kicaj.
Dyshja po e shijojnë lidhjen e tyre prej javësh brenda reality show-t, mirëpo detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket jetës private të Lumbardhit.
Sipas “Indeksonline”, Lumbardhi është në një tjetër lidhje dashurie jashtë programit të BBVK me një austriake.
I njëjti burim tregon se e dashura e tij është me profesion psikologe dhe se ajo është duke e ndjekur BBVK me përkthyes.
Sa i përket identitetit të vajzës, burimi nuk dha më shumë detaje.
Pritet të shihet se cfarë do të ndodhë mes Lumbardhit, Kaderit dhe vajzës austriake, nëse dicka e tillë rezulton të jetë e vërtetë.
lokimagazine