Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u arrestuar tre persona që po shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një festë që po zhvillohej në Dhërmi.
Efektivët e antidrogës të Policisë të qytetit bregdetar, vunë në pranga shtetasit Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç.
Personat në fjalë të tre me banim në Tiranë, u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi. Droga ishte gati për shitje, ndërsa të rinjtë kishin me vete edhe 1 peshore elektronike, një shumë e konsiderueshme parash e fituar nga shitja e lëndës narkotike.
Ndërkohë mësohet se nga të arrestuarit, Xhoi Bare është shoku i ngushtë dhe menaxheri i ish-banores së BBV2, Efi Dhedhes. Kujtojmë se Bare ka qenë edhe gazetar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, aty ku bënte personazhin e “jashtëtokësorit”.
Burimi: /joqalbania