ShowBizzz

“Po të kisha qëndruar 24 orë me Edi Ramën…”, rikthehet Genta Ismajli, komenti i saj merr vëmendjen në rrjet

Prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë, por ditët e fundit këngëtarja Genta Ismajli është kthyer në vendin e saj e sigurisht kur bëhet fjalë për një nga këngëtaret më të pëlqyera të disa viteve më parë, kurioziteti për të nuk ka se si të mungojë, e po ashtu edhe intervistat.

Genta ka qenë e ftuar së fundmi në TAR, ku iu bë një pyetje edhe mbi poltikën, më saktë mbi liderat e Shqipërisë dhe Kosovë, ndërsa përgjigjja e saj menjëherë mori vëmendje.

E pyetur se kush i pëlqen më shumë si kryeministër, Edi Rama apo Albin Kurti, Genta u shpreh se me Ramën do të rrinte 24 orë pa u mërzitur ndërsa për Kurtin nuk dha një koment.

Për Albin Kurtin nuk e di me thënë të drejtën, nuk di asgjë për politikën. Por Edi Rama është shumë njeri i mirë. Më pëlqen stili i tij. Edhe po të kisha qëndruar 24 orë me të nuk do të isha bërë bajat,” tha Ismajli në “Top Albania Radio”.

Kujtojmë që prej disa vitesh Genta jeton në SHBA me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.



lokimagazine