Lajme

“Po vrisja veten”, Naomi Campbell rrëfen historinë e varësisë ndaj drogës

Naomi Campbell ka rrëfyer së fundmi se varësia nga droga, gati sa nuk i ka marrë jetën kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj, në vitet 90.

Modelja e njohur ka thënë se ka abuzuar me substancat narkotike, deklaratë të cilën e ka bërë gjatë një interviste “The Super Models”. Ajo ka treguar gjithashtu se iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e mikut të saj të ngushtë ngushtë, stilistit italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë.”- tha modelja.

Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Ai më motivonte që të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk mund ta bëja, ndaj, kur ai vdiq, dhimbja u bë shumë e keqe”, u shpreh Campbell.