Lajme

Pogradec, i plagosuri qëlloi i pari me armë, dy personat e tjerë iu kundërpërgjigjën

Për plagosjen me armë zjarri të Alted Jolldashit mbrëmjen e kësaj të premte në Pogradec janë arrestuar dy persona, të dyshuar si autorët e plagosjes.

Është arrestuar Deis Meko dhe Kristo Lotis të cilët janë konfliktuar me  35 vjeçarin Alted Jolldashi dhe më pas u larguan nga vendngjarja.

“Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital”– njofton policia.

Burime për Neësbomb.al bëjnë me dije se i plagosuri Jolldashi është dërguar drejt spitali të Traumës në Tiranë për shkak se një plumb e ka kapur në gjoks dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pasi të jetë në një gjendje stabël, ai do të arrestohet pasi dyshohet se është përsoni që ka qëlluar i pari drejt Deis Meko dhe Kristo Lotis me një pistoletë me mulli. Kjo është arsyeja përse policia ka gjetru vetëm gëzhojat e armës së zjarrit të përdorur nga dy personat e tjerë.

Konflikti mes Jolldashit dhe Deis Meko ka nisur disa kohë më parë. Alted Jolldashi para disa kohësh ishte konfliktuar me vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për tu sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën (i llojit me mulli) dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo