Lajme

Polici dyshohet se ndihmoi ekzekutorin. Dalin detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez në Ksamil, ku si autor i dyshuar është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata.

Sipas burimeve të A2 CNN, në konfliktin që parapriu ngjarjen dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe Moisid Matushaj, i cili punon si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security” me Vatën. Matushaj dyshohet gjithashtu se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja pas krimit.

NEWS  Rryma e celularit i ra në vaskë gjatë karikimit, detaje të reja nga vdekja tragjike e 16-vjeçares!Ajo që e bën çështjen edhe më të rëndë është fakti se Matushaj rezulton njëkohësisht punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist hetimi pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata dyshohet se goditi për vdekje me thikë turistin francez Miguel Mendez. Gjatë konfliktit mbeti i plagosur edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej në shoqërinë e viktimës.

NEWS  Rozalinda Plaka tregon si nisi lidhja me Refit Buzin: Prindërit nuk ishin dakord, u ndamë në vitin 2024 dhe …Pas ngjarjes, sipas të dhënave të bëra publike, Vata është ndihmuar të largohet nga zona nga dy shtetas turq, një djalë dhe një vajzë. Ata dyshohet se e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një automjeti dhe janë larguar nga Ksamili.

Policia kishte vendosur ndërkohë në përgjim telefonin e të dyshuarit dhe, përmes lokalizimit të tij, ka mundur ta ndjekë deri në Fier, ku Sokrat Vata u arrestua.

NEWS  I ngacmuan motrën, Mateo shpërthen dhe merr zvarë të riun (Video)Autori i dyshuar punonte si bodyguard në një lokal pranë plazhit ku ndodhi ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas një përplasjeje të lidhur me ngacmimin e një vajze nga turisti francez.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë, si dhe rrethanat e plota të vrasjes./A2cnn

Të Ngjashme