Lajme

Policia e kishte shpallur në kërkim, burri shkodran shkon në spital dhe humb jetën atje

48-vjeçari ishte paraqitur paraditen e djeshme në spital për ndihmë mjekësore. Ai rezultonte i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg”.

Shkodër – Një 48-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas informacionit të Policisë, K. D., banues në fshatin Grudë e Re, ishte paraqitur në spital paraditen e së njëjtës ditë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi vuante nga një sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 48-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, raporton noa.al.

Ai rezultonte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. /noa.al

Të Ngjashme