Policia e Kosovës, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, heroin – Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një video në faqen zyrtare, ky institucion ka përshkruar jetën dhe veprimtarinë e Bunjakut, deri në momentin e vrasjes në sulmin e kryer në Banjskë nga grupi i armatosur terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar.
Me rastin e 1 vjetorit të rënies heroike të heroit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministra, deputet dhe amabasdori amerikan, Jeffrey Hovenier kanë bërë homazhe te varri i Afrim Bunjakut.
Kryeministri Kurti tha se rënie e Afrim Bunjakut ka treguar se Kosova i del zot vendit, dhe se grupi terrorist nuk arriti të frikëson policinë e Kosovës. E Glauk Konjufca deklaroi se Afrim Bunjaku është shembull se si njeriu duhet të reagon kur e kërkon shteti.
/teve1.info/