Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit, në vlerën prej 5 milionë lekësh.
Sipas vendimit të qeverisë, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet kundrejt paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të kryhet kurimi.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2026, si dhe në vijim të vendimit për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për këtë vit.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
