Lajme

Policia e Shqipërisë ndalon shtetasin e Kosovës, në veturë kishte 18 mijë euro

Policia e Shqipërisë ka ndaluar një shtetas të Kosovës në Morinë, ku në veturën e tij janë gjetur 18 mijë euro.

Sipas policisë D. M nga Mamusha po tentonte të kalonte në Shqipëri pa i deklaruar paratë.

“Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.