Pas fushatës masive të qytetarëve për të bojkotuar dhe vlerësuar me nota negative bizneset e personazheve të njohur publikë dhe biznesmenëve që heshtën ndaj protestës 39-ditore në Tiranë, situata ka marrë një kthesë të papritur institucionale.
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar personat që kanë organizuar dhe marrë pjesë në shpërndarjen e këtyre vlerësimeve negative (reviews) në platformat digjitale si Google.
Ky reagim i rrufeshëm i autoriteteve vjen pasi faqet zyrtare të bizneseve të emrave të përfolur u “përmbytën” nga mijëra vlerësime me vetëm 1 yll, duke u shkaktuar dëm të menjëhershëm në imazh.
Sipas strukturave policore, ky veprim i koordinuar po hulumtohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, me dyshimet se mund të përbëjë shkelje ligjore që lidhen me dëmtimin e qëllimshëm të reputacionit tregtar, përhapjen e komenteve të rreme dhe sabotimin ekonomik të bizneseve private përmes sulmeve të organizuara virtuale.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/07/SnapInsta-Ai_3937429262558847566_577914670.mp4
