Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, më 17 tetor kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Në bazë urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente janë kontrolluar mbi 3400 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.
Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, dy cigare elektrike, dy maska dhe dy bankënota nga 200 euro fals.
Provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ndërsa për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.