Lajme

Policia greke ndalon Gold AG, më ndaluan hyrjen në Greqi për këngët patriotike

Këngëtari Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, njofton të gjithë shqiptarët që e prisnin për koncert në Athinë se gjithçka është anuluar. Ai bën me dije se sapo ka mbërrit në aeroport, është ndaluar dhe është mbajtur nga policia deri mëngjesin e sotëm.

Për shkak të këngëve të tij, reperit shqiptar nga Kosova i është njoftuar ndalimi për të hyrë në Greqi. “S’jam fajtor se jam shqiptar”, shkruan këngëtari dhe u kërkon falje fansave që e prisnin për koncerte.

Gold AG është një ndër reperët më të shquar shqiptar, i dalluar për këngët me nota të forta patriotike. Mesa duket, tekstet e forta të këngëve të tij për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në trevat e tjera kanë ndikuar që Arian Agushi të jetë “non-grata”.

“Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend. Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.

Shpresoj që shihemi herave tjera. Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit. E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, njofton këngëtari.

Kengetari Gold AG
Kengetari Gold AG