Lajme

Policia po e kërkonte, kapet i dyshuari në Vushtrri

Një person është identifikuar nga policia në Vushtrri, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, në rrugën “Faruk Beqiri” të këtij qyteti.

 Sipas raportit 24-orësh pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari, shtetas kosovar, i cili ndodhej në kërkim policor.

 Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, në prani të një dëshmitareje. Gjatë kontrollit, si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë arme.

 Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim ilegal i armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Të Ngjashme