Lajme

Policia pranon donacionin e radhës nga UNDP, disa nga pajisjet do të përdorën në pikat kufitare

Policia e Republikës së Kosovës, ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga UNDP-Kosova.

Policia njofton se “Pajisjet e specializuara të ofruara do të përdorën në pikat kufitare dhe përgjatë kufirit të gjelbër, duke ndihmuar në identifikimin, zbulimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, municioneve dhe lëndëve shpërthyese”.

Po ashtu në kuadër të këtij donacioni, janë dhuruar edhe 72 kabinete të metalit ku mund të ruhen 1,440 armë të gjata. Këto kabinete metalike kanë një kapacitet të përbashkët për të ruajtur 1,440 armë të gjata zjarri. Ky kontribut ndihmon edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta”, thuhet në njoftim.

Policia e Republikës së Kosovës falënderon UNDP-në në Kosovë dhe financuesit si Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.