Lajme

​Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot një armë zjarri në Gjurkovc të Shtimes.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari, A.I. (30), gjatë një ahengu familjar, ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë disa herë në ajër.

Bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje, raporton KosovaPress.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar arma e zjarrit me karikator dhe 30 fishekë, si dhe tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.

Të Ngjashme